KFOR: Jemi duke hequr disa automjete të bllokuara në veri

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se është duke kryer disa operacione, siç i ka quajtur, inxhinierike në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ky mision ka njoftuar se janë duke hequr disa automjete të bllokuara në rrugë për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, janë hequr më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Kjo pasi Pantiq është dërguar në arrest shtëpiak nga paraburgimi. Ai u arrestua si i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri dhe Policisë së Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *