Deputeti i PD Tritan Shehu reagon pas lajmit se BE vendos rregull për të gjithë udhëtarët nga Kina drejt Europës, të cilët duhet të bëjnë testin e Covid-19.
Sipas tij politika e Shqipërisë ndaj Kinës për këtë çështje është e gabuar. Ai bën thirrje që edhe Komiteti i Teknikëve në vendin tonë të marrë të njëtën masë, me qëllim parandalimin e një vale tjetër të Covid-19.
Postimi i plotë:
Ndersa Rama i „shqyen dyert“ per Kinen, BE i vendos kufizimet mbrojtese.
Vazhdon politika e “dyerve te shqyera” per Kinen, mbas heqjes se rregjimit te vizave, nje vendim ky tejet negativ politikisht e me pasoja te renda per Shqiperine.
Ne kete linje jane dhe “vendimet” e komanduara te “Komitetit te eksperteve” Covid.
Me 30 Dhjetor ky “komitet” vendosi te mos marre asnje mase mbrojtese ndaj situates shume te rrezikeshme Covid ne Kine, per pasojat e saj te mundeshme ne Shqiperi.
Kjo megjithese ShBA, Italia, e shume vende vendosen rregjimin e testit negativ COVID per vizitoret kineze.
Nderkaq “Komiteti”, yne si nje “kamikaze” e Rames e argumetoi mos veprimin e tij duke thene se Britania e Madhe dhe BE ne terresi nuk kane marre nje mase te tille.
Por pikerisht ate dite Britania e Madhe e deklaroi ate rregjim.
Sot nje vendim te tille mbrojtes e mori dhe Komiteti per Sigurine Shendetesore te BE, pra vete BE-ja.
Per hir te se vertetes dua te theksoj se as nje nga keto vende nuk e ka prekur rregjimin e vizave per kinezet, ndersa Rama ne shembullin e Vucicit e hoqi ate.
Dhe me tej pengon te merren masat mbrojtese anti Covid ndaj Kines, si pasoje e situates se rende te krijuar perseri aty.
Pa pergjegjeshmeri tjeter e thelle kjo, ne vazhdim te gabimit te rende politik te heqjes se vizave.
Ndersa edhe OBSh vete, qe nuk dallohet per vendimarje ndaj Kines, u detyrua t’i kerkoje asaj nje informacion te detajuar per sa po ndodh aty…..
Informacion qe realisht prej 3 vitesh nuk po arrin kurre….
Ne kete situate desheroj te pyes ate “Komitet”:
–Po tashme qe jo vetem Britania, por dhe BE moren vendimet perkatese mbrojtese a do te mblidhet me urgjence Komiteti yne, jo per Kinen, por per te mbrojtur Shqiperine nga rrezikut prej andej.
Ndryshe jo vetem do ta paguajme perseri shtrenjte nga ana shendetesore keto “flirtime” me Kinen e Lindjen, por rrezikojme qe BE dhe partneret e tjere mbas pak te na izolojne neve si Kinen.
Ne fakt vete heqja e vizave per qytetaret kineze nga Rama, rrezikon qe Perendimi e Europa te na heqe keshtu gradualisht „vizen neve!