Një 41-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për ngacmim seksual. Siç njofton policia 41-vjeçari ra në pranga pas kallëzimit të një gruaje, e cila e akuzon se ai e ka ngacmuar seksualisht.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.