Policia e Fierit ka vënë në pranga 32-vjeçarin E.S., banues në Fieri pasi ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Seman është përplasur me motomjetin që drejtohej nga 65-vjeçari L.Z.
65-vjeçari ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin E. S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fier-Seman, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. Z., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.