S’i ndaloi ‘Shqiponjave’/ Kush është efektivi i përjashtuar, babai i të cilit është zyrtar i lartë në polici

Përjashtohet nga radhët e policisë një efektiv, i cili nuk kishte respektuar rregullat e qarkullimit, duke thyer urdhrin e kolegëve të tij.

Bëhet fjalë për të riun Renato Feri, i cili u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta në muajin dhjetor që sapo lamë pas.

Ndonëse kolegët e tij i kishin bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët. Ndërkohë që arratia e tij ka zgjatur vetëm pak, pasi është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Po ashtu  mësohet se babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *