Plagoset me kapsollë një fëmije 9 vjeç në fshatin Markatomaj të Lezhës.
I mituri ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.