Gjykata e Prizrenit jep vendimin për Dibran Hoxhaj

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e të riut nga Kukësi Visar Cengu dhe plagosjen e mikut të tij, Rufgen Shehu.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

“D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *