Katargate, Eva Kaili, ish-zëvendëspresidente e PE, dyshohet se ka marrë 20 milionë euro nga Katari

Detaje të reja lidhur me skandalin e Katargate, që tronditi Parlamentin Europian. Çfarë parash do të kishte marrë në fakt Eva Kaili, e cila deri para pak kohësh mbante postin e nënkryetares së këtij institucioni?

Nuk do të ishin vetëm 750,000 euro cash të gjetura në shtëpinë e saj dhe në një karrocë që i ishte besuar babait të saj.

Agjencia greke kundër pastrimit të parave po i kërkon qeverisë panameze informacion mbi llogaritë e Eva Kailit

Sipas autoriteteve greke, shumica e pagesave nga Katari për të korruptuar ish-zëvendëspresidenten e Parlamentit të BE-së, Eva Kaili , janë dërguar nga Doha direkt në llogaritë rrjedhëse të hapura në Panama dhe që i atribuohen eurodeputetes greke ose anëtarëve të familjes së sajnë total rreth 20 milionë euro.

Për këtë arsye, Agjencia Kundër Pastrimit të Parave në Athinë i ka kërkuar vendit të Amerikës Qendrore, që zakonisht heziton t’u japë autoriteteve të huaja këtë lloj informacioni, informacione për transferime të mundshme parash nga Katari te gruaja që është ende në burg së bashku me partneri i saj, asistenti parlamentar Francesco Giorgi, e ish eurodeputetit Antonio Panzeri dhe i sekretarit të përgjithshëm të OJQ-së “Jo Paqe Pa Drejtësi”, Niccolò Figà-Talamanca.

Ata konsiderohen nga hetuesit si në krye të “organizatës kriminale” që vepronte brenda institucioneve europiane, për të ndikuar në votat dhe deklaratat në favor të Katarit dhe Marokut, theksojnë gazetarët italianë të Il Fatto Quotidiano .

Presidenti i Autoritetit grek Kundër Pastrimit të Parave, Haralampos Vourliotis, ka dërguar një kërkesë urgjente ditët e fundit, duke kërkuar të informohet për ekzistencën e llogarive prej rreth 20 milionë eurosh, shkruan shtypi grek.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *