Që prej 28 dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, reperi i njohur Fero është në kërkim nga policia e Kosovës. Ai akuzohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.
Së fundmi, Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani njoftoi se i dyshuari F.SH është ende në arrati.
“Ende nuk është arrestuar. Po vazhdon kërkimi i tij nga ana e Policisë” – tha Hashani.
Nga ana tjetër kujtojmë që tre ditë më parë bashkëshortja e Feros, Arbenita Ismajli publikoi një foto ku dukej në prehërin e reperit.
Kjo foto e tyre erdhi pas lajmeve që Fero ishte shpallur në kërkim dhe pas lajmeve të shumta që dyshja ishin ndarë me njëri-tjetrin. Por përse u përfolën për ndarje më herët?
Shkak për “ndarjen” e dyshes u përfol se u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi. Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.
Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.
Në lidhje me gjithë situatën e tyre më herët ka reaguar edhe Fero. “Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.