Prishjet selektive dëmtojnë turizmin/ Voltana Ademi përplaset me Kryeministrin Rama për ndërtimet në bregdet

Nisma e Kryeministrit Rama për të prishur ndërtimet pa leje duke filluar nga dita e hënë, duket se ka nxitur reagimin e Kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ajo është shprehur se duhet mbështetur sezoni turistik, dhe se sipas saj, nuk duhet të merren vendime arbitrare. “Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë, jo situatë e përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës”, ka deklaruar Ademi.

Çfarë ka thënë Rama për ndërtimet pa leje?

Kreu i qeverisë kujtoi Kodin Penal, duke thënë se nga inxhinieri tek punëtori i thjeshtë të gjithë janë pjesë e zinxhirit të fajësisë.

“Është një punë që po zhvillohet me ministrinë e Brendshme, edhe për një arsye tjetër. Operacioni fillon të hënën e ardhshme dhe unë dua që t’ia përcjell këtë mesazh atyre që e dinë vetë që janë në kushtet e shkeljes së rëndë e ligjit. Të lexojnë kodin penal, të marrin masa tani, sepse nga e hëna do të jetë vonë për t’ju shmangur përballje deri në fund me ligjin. Të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen. Të fillojnë ti prishin vetë, kjo është për t’ju lehtësuar atë që pason.

Unë dua ta bëj të qartë për të gjithë, nga inxhinieri deri tek punëtori më i fundit, me kodin e ri penal janë pjesë e zinxhirit të fajësisë. Nuk mund të thuash që unë jam punëtor dhe më morën nuk di ca bëj, sepse është njësoj të thuash që unë jam punëtor, më morën për të transportuar miell, por kishte kokainë.

E treta është që kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi. Ne nuk mund të lëmë që për arsye të situatave të komplikuara, të bubërrojë përsëri nën vështrimin e disa personave, edhe të policisë të fillojë aktiviteti i paligjshëm. Është e pamundur. SHCBA do ti shkojë deri në fund, por edhe policia duhet të jetë e informuar se njësoj si lufta kundër krimit, edhe kjo ka një përgjegjësi“, u shpreh Rama.

 /Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *