Paul Parsons është një artist që punon me inteligjencën artificiale. Ai redakton portrete dhe krijon imazhet e tij me to. Nëpërmjet njohurive të tij për inteligjencën artificiale, mund të marrë fytyrën e një personi dhe mund ta bëjë atë të duket më i ri ose ta shndërrojë atë në fytyrën që personi do të ketë kur të plaket.
Pas përfundimit të Botërorit të këtij viti, Parsons vendosi të merret me yjet e sotëm të futbollit. Ai vendosi të ‘plakë para kohe’ emra të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Robert Lewandowski.