“Vazhdon diskutimi miraton me qen e mace”.
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndan me publikun virtual në rrjete social pamje nga mbledhjet e qeverisë për të bërë planet dhe projektet gati për vitin 2023.
Kreu i qeverisë, i ilustron projektet e rëndësishme me figura kafshësh dhe kjo gjë është vënë re në mbledhjen dy ditore që po zhvillon me ministrat në vilën 31 në Tiranë. Nuk kuptohet qartë se çfarë figure është, por duket si qen ose mace.
“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillim vitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor” shkruan Rama në facebook ditën e sotme.