Arrestohet ‘skifteri’ i Kurbinit, kishte vjedhur nëpër Europë ora luksi dhe bizhuteri

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Interpolin, i koduar si “Aksesorët”. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një grabitës i shtëpive në shtetet e Evropës, që synonte shumë orat luksoze dhe bizhuteritë e shtrenjta.

I arrestuari është B.N, 30 vjeç, banor i Kurbinit, i arrestuar edhe më parë për vjedhje në shtete të ndryshme të Europës. Në shtëpinë e tij u gjetën armë dhe 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse floriri etj.

Operacioni u krye nga Drejtoria e Policisë Lezhë, e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, pas një hetimi disamujor.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara për këtë shtetas që dyshohej për vjedhje të banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor u bë arrestimi i shtetasit B. N., 30 vjeç, banues në Kurbin, i arrestuar më parë jashtë shtetit.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Dy krehra pistolete me fishekë, municion luftarak; 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Mbi të rëndojnë akuzat: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *