Aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 4 të plagosur në Rrugën e Arbrit, arrestohet 28-vjeçari (Emri)

Policia ka vënë në pranga, Edison Lazrin, shoferin e “Benzit” me targa angleze, që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Arbrit, ku si pasojë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Viktimat që po udhëtonin me “Benzin” tjetër ishin dy vëllezërit, Kujtim e Murat Istrefi dhe gruaja e njërit prej tyre, Lulzime Istrefi.

4 personat e plagosur u identifikuan si, Mërgim dhe Edison Lazri, 25 dhe 20-vjeç si edhe Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 59-vjeç, të katërt pasagjerë, kjo e fundit është bashkëshortja e një prej viktimave që ishte në mjetin tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *