Këto deklarata i vënë “vulën” marrëdhënies Getinjo-Vivien

Marrëdhënia brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” mes Getinjos dhe Vivien prej kohësh ka qenë me ulje dhe ngritje të forta. Por së fundmi, debatet mes tyre janë bërë edhe më të ashpra.

Getinjo nga njëra anë shprehet se nuk ndihet më njësoj me Vivin dhe se ajo e ka lënduar. Ndërsa Vivien e akuzon se ai rri gjithë kohës me turinj dhe se ajo ka bërë më shumë në marrëdhënien e tyre.

Pjesë nga debati:

“Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar”,- shprehet Getinjo.

“Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për veten time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh”,- ka thënë Vivi ndërsa reperi duket se e ka mbyllur përfundimisht kësaj marrëdhënie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *