Dhimbja e kokës nuk është kurrë e mirë pavarësisht nëse punon nga shtëpia apo nga zyra. Çuditërisht erërat e forta apo edhe sutjenat mund t’u shkaktojnë dhimbje koke. Por ajo që ju nuk dini është se dhimbjet e kokës mund të trashëgohen. Kjo do të thotë që nëse njëri nga prindërit tuaj vuan nga dhimbja e kokës rregullisht, shanset që ju të vuani janë 50%.
Prandaj për t’jua bërë ditën e punës sa më të mirë, ne ju sjellim disa gjëra të vogla që duhet të bëni që të çliroheni nga dhimbja e kokës ndërsa qëndroni para kompjuterit për orë të tëra.
1- Mos rrini para dritave të forta. Ose fikeni dritën ose mbyllni perdet që të rrini në një vend që nuk ka shumë ndriçim. Mbase mund të përdorni syze dielli me ose pa lente të polarizuara.
2- Shmangni aromat e forta se ato shkaktojnë dhimbje koke. Nëse jeni në një ambient me erë të fortë detergjenti, ose parfumi i kolegut ka një armë që të godet në kokë largohuni për pak nga zyra ose hapni dritaren.
3- Hidratohuni dhe mos i anashkaloni vaktet!
4- Mbase edhe çamçakëzi që po hani mund t’ju bëjë me dhimbje koke, pasi shkakton tensionim të nofullës dhe presion në nyjën më të përdorur. Prandaj hidheni!
5- Lironi flokët nëse i keni shtrënguar shumë!
6- Hani pak xhenxhefil ose pini pak çaj xhenxhefili sepse lehtëson dhimbjet!
7- Sigurohuni që jeni ulur në një pozicion të rehatshëm!
8- Bëni disa sekonda ushtrime marrje-nxjerrje fryme! Siç jeni ulur para tavolinës, mbyllni sytë dhe vendosni një muzikë relaksuese. Merrni frymë për 5 sekonda dhe pastaj nxirreni. Do të vini re që do të relaksoheni!
9- Mos hani djathë, në vend të tij provoni djathë soje ose gjizë!
10- Vendosni një kompresë të nxehtë ose të ftohtë!
11- Bëni një sy gjumë 15 minutësh për të marrë energji!