Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Presidencë mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi të Ramës me presidentin Bajram Begaj.
Kjo është vizita e parë në Presidencë e kryeminstrit për këtë vit që sapo ka hyrë, e cila vjen 16 orë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.