Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në takim kryeministrin e vendit, Edi Rama. Takimi mes tyre është zhvilluar në Presidencë dhe ka zgjatur rreth 60 minuta. Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë një foto krah presidentit dhe ka zbuluar temat e diskutimit.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike“, shkruan Rama.
Kjo është vizita e dytë që kryeministri Edi Rama zhvillon në presidencë, pak muaj pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.