Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme, se ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke vënë baste sportive në lokalet e Tiranës.
Shtetasi 28-vjeçar me inicialet L. Xh. është kapur në flagrancë në një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Ai po vinte baste sportive në aparatin e tij celular. I riu ndodhet në Komisariatin e Policisë numër 1 në kryeqytet, teksa celulari që po përdorte i është sekuestruar nga blutë, në cilësinë e provës materiale.
Rasti tjetër i arrestimit është 44-vjeçari me incialet A.M. i cili u kap gjithashtu në flagrancë duke vënë baste sportive. Ai po përdorte aparatin e tij celular për vendosjen e basteve në një lokal në rrugën “Loni Ligori”. Shtetasi është dërguar në ambientet e Komisariatit numër 6 të Tiranës. Edhe aparati celular i 44-vjeçarit është sekuestruar.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.