FOTOLAJM/ Rama ‘mbledh’ drejtorët e institucioneve; I drejtohet me tone të ashpra Manjës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një takim ministrat dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të qeverisë. Ndonëse takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, janë arritur të sigurohen foto ku shihen zyrtarët që kanë marrë pjesë në të.

Takimi është mbajtur në Pallatin e Kongreseve, reth një orë pas vizitës së Ramës në Presidencë.

Në disa prej fotove shihet kryeministri Rama duke i folur me gjeste dhe tone të ashpra ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Pranë tyre ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *