Prokuroria ka kërkuar sot masën e sigurisë ‘burg në mungesë’ për Andrew (Edvin) Bode, i dyshuar si një nga autorët që morën pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës. Sipas organit të akuzës, përfshirja e tij në këtë krim është provuar nga pamjet filmike dhe qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja.
Togat e zeza pritet të vlerësojnë kërkesën e organit të akuzës dhe të vendosin nëse do të përcaktojnë të njëjtën masë apo jo. Nëse kjo kërkesë pranohet, automatikisht Bode shpallet në kërkim ndërkombëtar. Përmes Interpolit emri dhe foto e tij u dërgohet agjencive dhe partnerve të cilat vihen në dijeni të vendimit të Gjykatës Shqiptare për këtë shtetas.
Bode rezulton se ligjërisht nuk ka dalë nga territori shqiptar nga të dhënat e TIMS, ndërsa ka dyshime të forta se ai mund të jetë larguar nga vendi ilegalisht.
44-vjeçari rezulton me precedent penal për drogë, por i pa dënuar me vendim të formës së prerë. Bashkë me Albano Velon, të njohur si të afërt të Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua me tritol në rrugën Tiranë-Elbasan, dyshohet të kenë organizuar dhe kryer vrasjen e Papës në shenjë hakmarrje.