“Cikloni bombë” përmbyt Kaliforninë

Dy persona humbën jetën, ndërsa mbi 180 mijë shtëpi mbetën pa energji pasi erërat e forta të ciklonit bombë, rrëshqitjet e dheut dhe shirat e dendur goditën Kaliforninë.  Guvernatori, Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, teksa disa prej autostradave në vend u mbyllën. Një fëmijë i vogël, shtëpia e të cilit u shemb pasi një pemë ra mbi të dhe një 19-vjeçare e cila rrëshqiti nga një rrugë teksa drejtonte automjetin, janë viktimat e shënuara.

Pjesa më e madhe e Kalifornisë është goditur nga ‘lumenjtë atmosferikë’, një rrymë ajrore që bart lagështi të dendur nga oqeani, duke sjellë shi të dendur në zonat e ulëta, erëra të fuqishme në San Francisko dhe borë në Sierra Nevada.

Urdhrat e evakuimit vijojnë të mbeten në fuqi në pjesë të Kalifornisë Veriore dhe autoritetet lokale kanë paralajmëruar se stuhia mund të jetë fatale për disa njerëz. Baret dhe restorantet janë mbyllur në San Francisko, disa prej të cilave pësuan edhe dëme të konsiderueshme. Gjithashtu janë anuluar dhjetëra fluturime jashtë shtetit ndërsa mësimi është pezulluar deri në përmirësimin e situatës.

Zona e Gjirit të San Franciskos dhe rajoni përreth tij ende nuk janë rikuperuar nga dëboara që përfshiu SHBA-në gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Rreth 180,000 shtëpi dhe biznese, kryesisht në Kaliforninë Veriore dhe Qendrore, vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *