Bombardimi ajror turk vret të paktën tre persona në kampin e refugjatëve në Irak

Një sulm ajror turk ndaj kampit të refugjatëve kurdë në Irak, vrau ditën e sotme të paktën tre persona dhe plagosi disa të tjerë. Sulmi ajror u zhvillua tre ditë pasi Presidenti turk Tajip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “pastronte” një kamp refugjatësh i cili sipas tij ofron një strehë për militantët kurdë.

Një zyrtar i sigurimit irakian, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se një sulm ajror kishte vrarë dhe plagosur njerëz në kamp, por nuk dha detaje.

Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të jashtëligjshme së Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) brenda Irakut verior gjatë vitit të kaluar, duke përqendruar fuqinë e tyre dhe inkursionet kryesisht në një rrip territori prej 30 km (rreth 20 milje). Si e tillë kjo parti vlerësohet edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Çfarë ka thënë Erdogan para tre ditësh

Makhmour, një kamp 180 km në jug të kufirit turk i cili ka pritur mijëra refugjatë turq për më shumë se dy dekada, është një “inkubator” për militantët dhe duhet të luftohet. “Nëse Kombet e Bashkuara nuk e pastrojnë atë, do ta bëjmë ne si anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,” tha Erdogan, duke shtuar se Ankaraja besonte se Makhmour paraqiste një kërcënim aq të madh sa bastioni i PKK në malet Qandil më në veri. “Edha sa kohë duhet të durojmë diçka të tillë?” ai i tha transmetuesit të shtetit turk TRT në një intervistë të martën.

Kampi u krijua në vitin 1990 kur mijëra Kurdë nga Turqia kaluan kufirin, një lëvizje kjo që sipas Ankaras u provokua nga PKK. Partia e Punwtorëve të Kurdistanit, e caktuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka luftuar një kryengritje kundër shtetit Turk në pjesën juglindore që nga viti 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt.

Makhmour ishte në shënjestër të sulmeve ajrore turke një vit më parë, megjithëse nuk kishte raportime për viktima në atë kohë, por një zyrtar i lartë turk tha se tani ishte një përparësi për Ankaranë. “Kampi Makhmour po përdoret si një nga qendrat e logjistikës në sulmet kundër Turqisë ose Forcave të Armatosura Turke,” tha zyrtari. “Ka ardhur koha tani që ajo të pastrohet nga PKK.

 

/Burimi Reuters: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *