Policia spanjolle ka sekuestruar 2.5 tonë drogë të llojit hashash në një jaht, në Alicante. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona. Mbi 2.400 kilogramë hashash u gjetën të fshehura mes 50 fuçive plastike me naftë, secili me një kapacitet prej 50 litrash. Pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet e paketuar në thasë.
Sipas Guardia Civil, ekzistonte një rrjet kriminal, që i kushtohej trafikut të drogës në Alicante dhe Murcia. Gjashtë nga anëtarët e dyshuar të organizatës u arrestuan në 13 maj, një shqiptar dhe pesë spanjollë të moshës midis 25 dhe 69 vjeç.
Katër nga anëtarët u arrestuan në Kartagjenë, njëri në La Manga del Mar Menor (Murcia) dhe tjetri në Santa Pola (Alicante).
Duke marrë parasysh historinë e disa prej anëtarëve, ata janë një organizatë që konsiderohet e rrezikshme. Disa nga anëtarët kanë të dhëna të shumëfishta për trafikun e drogës dhe njëri prej tyre ka kryer një vrasje, në vitin 2007, në Spanjë.