Ferit Sakaj është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore në lagjen “Sheq i Madh” në Fier,
Prej 5 ditësh familja ishte në kërkim të 32-vjeçarit dhe kishte kishte bërë denoncim në polici.
I riu ishte larguar në datën 5 janar dhe i kishte thënë nënës së tij se do shkonte tek e motra në Fier dhe gjatë këtyre ditëve nuk dihej asgjë për fatin e tij. Ndër të tjera mësohet se i riu është i sëmurë.
Njoftimi i policisë:
Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”,