Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur brenda lokalit në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Din Qeleposhi.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.
Madje kanë qenë ata vetë që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjakovës, ku 61-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit por, megjithatë Policia po heton shkaket e ngjarjes dhe nëse arma me të cilën u plagos Qeleposhi, ishte e regjistruar dhe me leje.