Në formën e tyre më të veçantë, me ngjyrën më alternative, xhinset që të gjithë i duam aq shumë do të vishen në dimrin dhe pranverën e vitit 2023. Këtë vit mos prisni ngjyra blu të errëta, as nuanca të lehta. Tendencat e këtij viti dhe ngjyra preferuar janë xhinset gri në ngjyra të lehta apo të errëta.
Kështu në vitin 2023, ne lëmë mënjanë xhinsin klasik blu dhe rinovojmë stilin tonë, duke veshur xhinset gri në të gjitha modelet.
Do ti shihni në vitrinat e dyqaneve dhe në Instagram, pasi Bella Hadid, Caroline Daur dhe Tamara Kalinic e kanë zgjedhur tashmë, duke synuar të bëhen sërish trend.
Grija e ngrohtë, e veçantë e cila shkon me gjithçka. A mund të jetë kjo blerja që do të bëni gjatë daljeve tuaja?
Megjithatë, ky opsion do t’ju shkojë për çdo rast; nga mëngjesi në zyrë deri në mbrëmje për të pirë diçka.