Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, arrestohet një tjetër person i dyshuar

Një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është arrestuar si i dyshuar për vrasjen në lokalin ‘Kobra’ në Prizren ku humbi jetën 31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i tij Rufgen Shehu. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, teksa nuk jep detaje mbi rolin që ka pasur ai.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pronari i lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe si “Kobra” dyshohet se ka qëlluar ndaj të rinjve pas një sherri për 400 euro. Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë. Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 Janarit. Pas sherrit, të rinjtë kanë tentuar të largohen nga lokali ku dhe janë qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit.

31-vjeçari që ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital ishte kthyer nga Franca për të festuar festat e fundvitit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *