E rëndë/ Nëna 32-vjeçare hedh fëmijën, policia lajmërohet por nuk shkon në kohë; humb jetën foshnja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku nëna ka hedhur në lumë fëmijën ku për pasojë ka humbur jetën.

Në njoftimin e policisë së Shkodrës sqarohet se blutë janë njoftuar për ngjarjen por nuk kanë arritur ta parandalojnë.

Foshnja është gjendur i pajetë në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir. 32-vjeçarja Orjana Gremi është arrestuar në flagrancë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, kanë konstatuar se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022 dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *