Del në ‘pension’ miu që zbulon mina

Kamboxhia/ Miu Magaua i cili është vlerësuar me medalje të artë për trimëri tashmë është zyrtarisht në pension nga puna e tij si zbulues minash.

Në 5 vite karrierë ka gjetur plot 71 mina dhe qindra municione të pashpërthyera në Kamboxhia.

Rritësi i tij Malen tha për BBC se Magaua është ngadalësuar në punë pasi ishte në moshë të thyer dhe i duhet të largohet.

7-vjeçari, i trajnuar nga një organizate belge bamirësie, me nuhatjen e tij ka pastruar më shumë se 141 mijë metra katrorë tokë nga minat.

Por tani brejtësi MAGAUA do të qëndrojë edhe pak kohë në Tanzani pasi do të jetë në shërbim të minjve të rinj që do të stërviten për të gjetur municione në Kamboxhia.

‘Performanca e tij ka qenë fantastike dhe unë jam krenar që kam punuar me të. Ai është i vogël por ka shpëtuar jetë njerëzish duke e kthyer të pastër tokën tek ata’- është shprehur rritësi i Magaua.

 

/Burimi BBC/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *