Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga prokuroria e Dyseldorfit dhe departamentet e policisë së Recklinghausen dhe Münster, thuhet se 32-vjeçari dyshohej se kishte përgatitur një sulm me motive islamike.
Ai dyshohet se po përpiqej të merrte cianid dhe ricin për t’i përdorur në sulmin terrorist.
Mbrëmjen e së shtunës, u krye një kontroll në rezidencën e 32-vjeçarit iranian në Castrop-Rouxel, një qytet që ndodhet rreth 15 kilometra në veriperëndim të Dortmundit dhe 24 kilometra në verilindje të Essen, në shtetin e Rhine-Westphalia.
Forcat policore rrethuan zonën, ndërsa po bëhej një kërkim Brenda dhe jashtë rezidencës tij, sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa).
32-vjeçari iranian është arrestuar dhe do të dalë në gjykatë në ditët në vijim, ndërsa policia ka vijuar me një arrestim tjetër. Sipas gazetës Bild, autoritetet gjermane janë alarmuar pak ditë më parë nga një agjenci e huaj e inteligjencës për rrezikun e një sulmi kimik.