Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një reagim në Facebook, ka komentuar situatën e rënduar në Iran. Ai shprehet se është koha që të ngrihet zëri që të ndalojë dhuna dhe vrasjet.
Statusi i plotë:
Iran, nje rregjim diktatorial, mbi keqperdorimin ekstrem politik te fese!
Deri tashti dihen kater te rinj te varur…se protestuan e kerkuan te drejtat universale!
Gra e burra te masakruar!
Per pushtetin e nje sistemi, qe ndertohet mbi nje fondamentalizem tiranik!
Qindra a mijra te tjere neper burgje, nen nje dhune te eger….presin dhe vdekjen aty!
Nje popull i persekutuar!
Gra, qe kerkojne te drejtat e tyre elementare, te jetojne si kudo ne boten e qyteteruar.
Intelektuale te vertete, njerez te thjeshte, qe protestojne per lirite themeltare te privuara prej dekadash ne emer te erresires.
Sepse keq perdorimi i fese per te justifikuar sundimin e nje rregjimi shtypes politik, sjell nje “erresire” te thelle e shume te rrezikeshme ndaj nje populli.
Duke i mohuar keshtu njerezve ate qe eshte thelbesore, lirite, te drejtat, demokracine.
Kjo po ndodh ne ate vend te larget, me ate popull, qe ka nje nga qyteterimet me te lashte e te shkelqyer te njerezimit.
Por qe fatkeqesisht prej shume vitesh po lengon nen ate shtypje te rende politiko-pseudo fetare!
Le te ngreme zerin e te lutemi per ndalimin e dhunes, vrasjeve, duke i uruar atij kombi, qe ka lene gjurme te thella ne historine boterore, me potenciale te jashtezakoneshme intelektuale edhe sot, te “shijoje” lirine sa me shpejt!