Një 33-vjeçar shqiptar ka mbajtur të burgosur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare në Greqi dhe e ka shfrytëzuar seksualisht.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas ta cilave, ai i ishte prezantuar si një pronar i një klubi nate dhe i ka ofruar një punë si Hostes (pritese). Në momentin që e reja ka pranuar të punojë, ai ka burgosur në një apartament dhe e ka kthyer në prostitutë luksi.
Viktima, pas tre muajsh “në ferr”, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar. Policia arriti të arrestojë shqiptarin, i cili është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore”.