Një furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar atë. Shtylla është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre – Torrovicë dhe lidhet me Nënstacionin e Lezhës, dëmtimi i të cilës ka lënë pa energji elektrike zonën e Dajçit.
“Ekipet e OSSH Shkodër dhe Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale. Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësime të vazhdueshme për abonentët” – shkroi OSHEE në një njoftim për mediat.