Fitoi Kupën e Botës, Lionel Scaloni i Argjentinës shpallet trajneri i vitit nga IFFHS-ja

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka zgjedhur Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022. Tekniku fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar dhe kjo e ndihmoi të grumbullonte më shumë vota se të tjerët.

44-vjeçari dërgoi trofeun në Argjentinë pas 36 vitesh pritje, teksa mori 240 vota. Në vendin e dytë u rendit Deschamps, trajneri i Francës që humbi në finale me Argjentinën. 45 vota mori tekniku i Francës, ndërsa në vendin e tretë me 40 vota u rendit marokeni Walid Regragui. Ai e drejtoi Marokun i cili arriti në vendin e katërt në Botërorin e Katarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *