Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se nëse jeni martuar në fillim të 20’ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet teksa plakeni.
Wolfinger shkroi: “Ata të cilët martohen në të 20’at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen sesa ata të cilët martohet në të 30’at e tyre.”
Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA. Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv – në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19 duket më pak i mirë kur je 30.
Është e rëndësishme ta dini që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30’ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.