Pasanikët e mëdhenj dhe yjet botëror të fushave të ndryshme, janë të famshëm edhe për shpenzimet e tyre marramendëse në luks.
Krahas aktivitetit të tyre, ku gjithmonë duan të dalin të parët e më të mirët, kanë nisur dhe një “betejë” financash, duke demonstruar fuqinë ekonomike nëpërmjet pasurive që kanë apo edhe makinave të shtrenjta.
Sipari i të famshmëve të apasionuar pas makinave të shtrenjta, nis me çiftin Beyonce Jay Z, të cilët pak kohë më parë blenë makinën “Rlls-Royce” për vlerën rekord të 20 milionë eurove.
Dyshja e ka demonstruar gjithmonë që janë të dhënë pas makinave e shpejtësisë, e këtë e kanë treguar nëpërmjet fotove dhe videove në rrjete sociale.
I dyti në listë vjen Cristiano Ronaldo, ai ka koleksion makinash që kapin në total vlerën e 17 milionë eurosh.
Ndër më të preferuarat dhe që ai parapëlqen të shëtisë shpesh, është “Bugatti Centodieci”, e cila ka një vlerë në treg prej 8.5 milionë euro. Po ashtu, në garazhin e tejmbushur të Ronaldos, gjendet “Ferrari”, “Lamborgini”, e shumë mjete të tjera.
Miliardjerja Kylie Jenner, është po ashtu një nga të famshmet që është e dhënë pas makinave. Ajo ka një pasuri që përllogaritet diku te 700 milionë dollarë, ndërsa në flotën e saj të makinave, pikas një “Bugatti Chiron” e bardhë, me vlerë 2.1 milionë dollarë.
Lista plotësohet më tej me emra si Justin Bieber, Cardy B, Rihanna etj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
/Priza.al/