Ndryshimet klimatike po dëmtojnë trurin e njeriut

Ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh global për shëndetin, me të cilin po përballemi aktualisht. Sipas raportit të “Lancet Countdown” për vitin 2022, publikuar në tetor të vitit të kaluar, kriza klimatike po “minon çdo dimension të monitorimit të shëndetit global”. Efektet e saj përfshijnë ndikimet e drejtpërdrejta, si ngjarjet ekstreme të motit dhe ngritja e nivelit të detit, si dhe ato indirekte, si rritja e pasigurisë ushqimore, migrimet e detyruara, përhapja e sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve të lidhura me të nxehtin ekstrem.

Megjithatë një pjesë e informacionit që mungon në shumicën e raporteve shëndetësore, por dhe në shumë studime të ndryshimeve klimatike dhe konferenca ndërkombëtare është se si ndikon – dhe do të ndikojë -ky ndryshim mbi trurin e njeriut.

Ne duhet të sqarojmë se si ndikon mbi trurin tonë një klimë akoma më e ngrohtë, në mënyrë që të mund të gjejmë mënyra për të parandaluar ose lehtësuar dëmet e saj mbi shëndetin tonë. Nga ajo pak që dimë, dëmet neurologjike që lidhen me ndryshimin e klimës, mund të variojnë nga pengimi i zhvillimit të trurit, deri tek rritja e rrezikut për sëmundje të caktuara.

Klima jonë në ndryshim të vazhdueshëm ka të ngjarë të ndikojë negativisht në trurin tonë përmes rrugëve të ndryshme. E para përmes ekspozimit ndaj të nxehtit ekstrem që mund të shkaktojë reduktim të produktivitetit sklerozë të shumëfishtë ose çrregullime të përdorimit të substancave.

Edhe më shqetësues është fakti se truri në zhvillim i fëmijëve dhe adoleshentëve, është më i ndjeshëm ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike. Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të fortë midis ndotjes së ajrit dhe rritjes së rrezikut për ndryshime në zhvillimin e trurit tek fëmijët dhe adoleshentët, duke sjellë një koeficient inteligjence (IQ) më të ulët, koordinim më të dobët të syve dhe dorës dhe çrregullime neurozhvillimore.

Ndërsa këto gjetje mund të duken të frikshme, ka ende shpresë. Truri ynë është një organ magjepsës. Ai mund të gjejë mënyra për ta reduktuar dëmtimin. Qelizat tona nervore të adaptueshme mund të ndryshojnë lidhjet e tyre, dhe të riorganizojnë lidhjet e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *