Rusia dhe Bjellorusia stërvitje të përbashkët ushtarake më 16 janar

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta të forcave ajrore në Bjellorusi nga 16 janari deri më 1 shkurt, njoftoi ditën e sotme ministria bjelloruse e Mbrojtjes.

“Gjatë stërvitjes taktike të fluturimit, do të përfshihen të gjitha fushat ajrore dhe terrenet stërvitore të Forcave Ajrore  të Bjellorusisë” – thuhej në njoftim.

Ministria tha të enjten se po vazhdon të rrisë grupimin e saj të përbashkët ushtarak me Rusinë në Bjellorusi: “Personeli, armët, pajisjet ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Federatës Ruse do të vazhdojnë të mbërrijnë në Republikën e Bjellorusisë”

Disa forca ruse të vendosura në Bjellorusi përdorën territorin e saj në pushtimin e Ukrainës në shkurt. Por presidenti Aleksandër Lukashenko ka bërë disa përpjekje për të siguruar që trupat e Bjellorusisë të mos përfshihen në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Rusisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *