Super modelja me famë botërore, Irina Shayk ka marrë vëmendjen e të gjithëve në rrugët e New York-ut veshur me xhinset e veçanta të cilat duken se do të jenë padyshim në dollapin e çdo vajze e cila është e marrosur pas dizanjeve të reja.
Pantallonat bardhë e zi njihen ndryshe si ‘pantallona-tanga’ – sepse vendosja e dy ngjyrave është e tillë që jep formën e të brendshmeve tek të pasmet.
Në fakt, këtë vit, xhinset asimetrike dhe me forma e dizanje të ndryshme kanë qenë shumë në modë, por si duket vendin do t’ua zënë ‘pantallonat-tanga’.
Ky model i ri u pa fillimisht në pasarela, veshur nga modele si Bella Hadid dhe Irina Shark.
/Burimi: Page Six/ Përshtati: Priza.al/