Rozeta Dobi ka treguar para grupit hetimor se urrejtja ishte shkaku që e shtyu atë të grabiste banesën e Alda Klosit, e cila ka mbajtur disa poste zyrtare. Në dosjen e plotë hetimore zbulohet se më 15 dhjetor Rozeta shkoi në shtëpinë e Aldës për të bërë një kontroll, ku ka vënë re në dhomën e gjumit një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri.
Pasi e ka hapur kasafortën, brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200 euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj Aldës i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj.
Po ashtu hetimet do të marrin kthesë tjetër pas deklaratës së pastrueses se të gjitha paratë e gjetura në banesën e saj, janë grabitur nga banesa e Aldës. Burimet policore që po hetojnë ngjarjen kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi i shumës së parave të grabitura në shtëpinë e saj.
“Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi” – thuhet në dosje./ Top Channel