Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një tjetër 60-vjeçar.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, teksa 60-vjeçari Zagoll Muçaj plagosi me thikë të riun me iniciale A.T. Ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 60-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zagoll Muçaj ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.