Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një rrugë në fshatin Smollik, rruga e cila të lidh me rrugën e Arbrit në Bulqizë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime për mediat bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe. Sakaq, të plagosurit pritet që të dërgohen drejt spitalit të Bulqizës.