Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka, 36-vjeçari që u vu në pranga në Lezhë, teksa ishte nisur të kryente vrasje.
Burime për mediat bëjnë me dije se i riu u kap pas një denoncimi nga vëllai i tij, i cili e pa 36-vjeçarin të dilte nga shtëpi, i armatosur nga ‘koka te këmbët’ dhe veshur kamuflazh.
Vetë i riu nuk bëri rezistencë në momentin që u arrestua, por tregoi dhe synimin e udhëtimit të tij. Ai u shpreh se do të vriste politikanët. Antonio Leka rezulton i dënuar për trafik droge.