Raport i ri i OKB-së: Shtresa e ozonit po ripërtërihet

Shtresa mbrojtëse e ozonit po ripërtërihet ngadalë, por dukshëm me një ritëm që do ta mbushte plotësisht vrimën mbi Antarktidë në gati 43 vjet, thotë një raport i ri i Kombeve të Bashkuara.

Vlerësimi shkencor që bëhet një herë në katër vjet zbuloi se shtresa e ozonit është në proces ripërtëritjeje, më shumë se 35 vjet pasi çdo vend në botë ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që e dëmtonin atë. Përparimi është i ngadalshëm, sipas raportit të paraqitur të hënën në konventën e Shoqatës Amerikane Meteorologjike në Denver. Sasia mesatare globale e ozonit prej 30 kilometrash e lartë në atmosferë nuk do të kthehet në nivelet e para ‘rrallimit’ në vitet 1980 deri në vitin 2040, thuhet në raport.

Sakaq, Antarktida, ku shtresa është aq e hollë sa që ka një vrimë gjigante, nuk do të rregullohet plotësisht deri në vitin 2066.

Shkencëtarët dhe mbrojtësit e mjedisit në të gjithë botën kanë përshëndetur prej kohësh përpjekjet për të riparuar vrimën e ozonit – që erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të vitit 1987, e quajtur Protokolli i Montrealit që ndalonte një grup kimikatesh të përdorura shpesh në frigoriferë – si një nga fitoret më të mëdha ekologjike për njerëzimin. .

Dy kimikatet kryesore që dëmtonin ozonin janë në nivelet më të ulëta në atmosferë, tha zoti Newman, shkencëtari kryesor në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s. Nivelet e klorit janë ulur me 11.5% që kur arritën kulmin në vitin 1993 dhe ato të bromit, i cili është më efikas për të dëmtuar ozonin, por është në nivele më të ulëta në ajër, ra 14.5% që nga kulmi i tij në 1999-ën, thuhet në raport.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *