Siguria kibernetike/ Qeveria 20 milionë euro marrëveshje me “Microsoft”

Qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe shoqërisë “Microsoft corporation”. Përmes një Akti Normativ është amenduar ky bashkëpunim me “Microsoft” për sigurinë Kibernetike dhe fondi total i vendosur është 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro.

“Microsoft” i ka kushtuar një raport të detajuar sulmit kibernetik nga Irani, me të cilin u përball Shqipëria në 15 korrik të këtij viti. Hakerimi ndaj sistemeve të vendit tonë ndodhi për ‘faj’ të një serveri të papërditësuar, duke u kthyer në portë hyrëse për hakerat.

Gjetja më shqetësuese e “Microsoft” ka të bëjë me kohën kur hakerat iranianë mundën të depërtojnë për herë të parë në sistemet elektronike qeveritare shqiptare. Grupi i hakerave gjykohet se hyri në rrjetin e qeverisë Shqiptare në maj 2021, duke përdorur një dobësi të serverit“administrata.al”, i cili nuk ishte i përditësuar. Sipas “Microsoft”, sulmi i Iranit ndaj serverëve shqiptarë u zhvillua në katër faza. Fillimisht u instaluan në serverët shqiptarë viruse “malware” për fshirje të dhënash. Më pas u transferuan në mënyrë të paautorizuar të dhënat. Hapi i tretë ishte vjedhja e të dhënave dhe hapi i katërt eksplorimi dhe ekzaminimi i infrastrukturës të ‘viktimës’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *