Në kërkim prej 9 vitesh për trafik droge/ Arrestohet 55-vjeçari (Emri)

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë operacionit të koduar “Ëndrra e keqe”, për goditjen e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Blutë njoftuan se operacioni kishte nisur që në vitin 2014, mes Policisë shqiptare dhe asaj greke. Në pranga ra shtetasi Naim Maloku i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike. 55-vjeçari ishte banues në Kamëz.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, kanë kapur dhe ndaluar, në lagjen “Argjinatura”, Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *