Durrës/ Grabiti me armë një dyqan, i riu humb ndjenjat në gjykatë

Dy të rinjtë që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës kanë dalë sot përpara gjykatës. Njëri prej tyre, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit rajonal të qytetit bregdetar.

Shehaj dhe Mona vodhën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, pak ditë më parë. Policia ka sekuestruar automjetin dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes. Të dy të rinjtë që kanë rënë në pranga, janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas burimeve bëhet me dije se 35-vjeçari vuan nga epilepsia dhe se situata e goditjeve epileptike ka qenë e përsëritur ditët e fundit, pasi i riu ka pësuar të paktën 4 goditje të ngjashme në paraburgim dhe është trajtuar nga mjekët e spitalit të Durrësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *