“Janë zbatuar protokollet mjekësore” Manastriliu mbi infektimin e 1-vjeçarit me HIV: ISHP ka kryer hetim epidemiologjik

Infektimi me HIV/AIDS i 1-vjeçarit në sistemin spitalor në vend mbetet ende i pazbardhur. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e pyetur gjatë konferencës ditën e sotme, nuk ka një përgjigje të qartë mbi këtë rast.

“Dua të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale për këtë rast. Kuptojmë dhe e ndjejmë. Ndaj reagimit të prindërve, jemi mirëkuptues, e përsëris ndjeshmërinë maksimale. Në ministri ne punën e bazojmë mbi ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe e ka vlerësuar që në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Sipas ISHP janë zbatuar protokollet mjekësore” – u shpreh Manastrliu.

Pavarësisht hetimit epidemiologjik të ISHP, ende nuk është hedhur dritë mbi infektimin. ISHP nuk ka testuar fëmijët që kanë qenë  të shtruar në të njëjtët kohë dhe të njëjtat pavione me 1-vjeçarin e infektuar. Testimit i janë nënshtruar vetëm personeli mjekësor, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku i sapolinduri qëndroi në reanimacion, dhe në QSUT, ku në kohë të ndryshme fëmija u shtrua në disa reparte.

Ministrja thotë se janë të hapur që t’i ofrojnë ISHP mbështetje për të vazhduar hetime të mëtejshme. Edhe drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini tha se protokollet janë zbatuar në mënyrë rigoroze, por janë të gatshëm për hetime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *