Fotot/ Pasi la partinë e Metës, deputeti Agron Çela shfaqet në krah të Ramës

Deputeti Agron Çela është zyrtarisht pjesë e Partisë Socialiste.

Pasditen e sotme, deputeti Çela ka shkuar në Kryeministri ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të socialistëve. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë Rama, i cili ka publikuar dhe disa foto me Çelën në llogarinë e tij në Facebook.

“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.

Pjesë e këtij takimi duket se kanë qenë dhe ministret Elisa Spiropali dhe Edona Bilali. Futjen e Çelës në PS, e konfirmoi dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi. Deputeti Agron Çela konfirmoi se është larguar nga Partia e Lirisë, por nuk kishte treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *